Skip to content

Kosova luan në Shqipëri

  Kosova do të nisë për herë të parë një edicion kualifikues si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe stadiumi pritës i këtij ekipi do të jetë “Loro Boriçi”. Diçka e tillë është bërë e ditur nga zyrtarë të lartë të institucionit të futbollit në Federatën e Futbollit të Kosovës, […]

 

Kosova do të nisë për herë të parë një edicion kualifikues si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA dhe stadiumi pritës i këtij ekipi do të jetë “Loro Boriçi”. Diçka e tillë është bërë e ditur nga zyrtarë të lartë të institucionit të futbollit në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Ka qenë sekretari i përgjithshëm i institucionit të futbollit në Kosovë që ka bërë me dije se ku do t’i zhvillojë ndeshjet e saj si pritëse Kosova. Eroll Salihu, me nisjen e punimeve në stadiumin e Prishtinës, ka deklaruar se një nga stadiumet shqiptare do të shërbejë si shtëpia pritëse për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës. “Kosova do t’i luajë ndeshjet si vendase në një prej stadiumeve në Shqipëri derisa të kryhen punimet në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Ndeshjen e parë me Kroacinë do të luajmë më gjashtë tetor në Shkodër”, ka thënë Salihu.

Kujtojmë se Kosova, eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” i fillon si mysafir përballë Kombëtares së Finlandës. Takimi mes Kosovës dhe Kroacisë do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, i cili është në ditët e fundit të zhvillimit të punimeve, ku pritet edhe inaugurimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *