Mediet serbe shkruajnë për këtë si një “skandal pa precedent”, sepse kreu i FIFA-s para disa ditëvenë Beograd ka kërkuar që fëmijët nga Kosova të mund të luajnë futboll, transmetojnë mediat e Prishtinës gazetën kroate V. List.
Në ndeshje janë paraqitur simbolet shtetërore dhe është lëshuar himni i Kosovës, me çka është shkelur vendimi i FIFA-s, e cila ka lejuar zhvillimin e ndeshjeve por pa simbole shtetërore, pasi që Kosova ende nuk është njohur nga Kombet e Bashkuara.
“Do të protestojmë në FIFA dhe ndaj Federatës së futbollit të Zvicrës”, ka thënë për mediet serbe kreu i FFS-së, Tomislav Karaxhiq.
Pos këtij suksesi të rinjtë e Kosovës nuk kanë kaluar edhe aq mirë në këtë turne. Në ndeshjen e parë kundër Ganës humbën me penallti (në kohë të rregullt ndeshja përfundoi baras), kurse në ndeshjen e dytë kundër moshatarëve të Egjiptit pësuan humbje katastrofave me rezultatin 0:8.
Ndeshjen e ardhshme të rinjtë e Kosovës e luajnë kundër Brazilit.