Pacientët kosovarë nuk kanë shprehur kërkesë për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike, pas funksionalizimit 24 orësh të shërbimit të Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Sipas një njoftimi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, me këtë funksionalizim janë kursyer rreth 740 mijë euro, transmeton Albinfo.ch.
Për një muaj janë kryer 192 koronarografi, 110 stentime dhe 57 raste të infarktit akut.