Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e femrave i ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për Botërorin 2018, shkruan albinfo.ch.
Vashat kosovare do të jenë pjesë e Grupit C, së bashku me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi.
Kualifikimet do të zhvillohen në periudhën 30 maj-4 qershor 2017 dhe në fazën tjetër do të kualifikohen ekipet e para.
Ndërkohë, edhe Përfaqësuesja e Kosovës (meshkujt) ka mësuar kundërshtarët e saj, pas shortit të hedhur, që nuk ka qenë aspak i favorshëm.
Në shortin e hedhur, Kosova ka përfunduar në Grupin D së bashku me Rusinë, Estoninë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Hungarinë, ndërsa ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në Estoni, nga 23 deri më 28 maj 2017.