Sipas një raporti, Kosova më në fund sot do të furnizohet me vaksinat kundër gripit sezonal, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, transmeton albinfo.ch.
Ministri Armend Zemaj pritet që në orën 11:00 të marrë pjesë në shpërndarjen e vaksinave.
Vitin e kaluar MSH kishte blerë më shumë se 100 mijë vaksina, por që për shkak të pandemisë, ishte thënë se këtë vit janë shtuar sasitë.
Çmimi i vaksinave të prokuruara është 5 euro e 27 centë. /Albinfo.ch