Organizata Botërore e Natyrës është themeluar në maj të këtij viti, kur marrëveshja për OBN-në ishte nënshkruar si një organizatë e pavarur ndërshtetërore, duke u bërë pjesë e ligjit ndërkombëtar publik. Marrëveshja pas adoptimit është regjistruar në OKB sipas artikullit 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
“Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm ka nderin të ftojë Qeverinë e Kosovës që të anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Natyrës si vend anëtar, duke e nënshkruar marrëveshjen, apo duke aplikuar si vëzhgues në OBN”, thuhet në letrën dërguar Ambasadës së Kosovës në Bernë.