Edhe pse kishte humbur në fushë 5:0 nga Norvegjia, Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka fituar në tavolinë me rezultat 3:0, raporton albinfo.ch.
UEFA ka njoftuar zyrtarisht se Kosova fiton me rezultat 3:0, sepse një futbollist norvegjez nuk kishte drejtë të luante dhe për këtë arsye fitorja i takon Kosovës.
Bëhet fjalë për futbollistin Kristoffer Ajer, i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonëve, por që luajti gjatë tërë ndeshjes dhe realizoi një gol.
Pikërisht ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Norvegjisë, por si vendas, kurse ndeshje tjetër do të jetë ndaj Gjermanisë.