Kosova ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit me rezultat 1:0, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 69-të Florent Hasani gjuan fuqishëm dhe topi devijohet nga Atdhe Nuhiu që përfundon në gol.
Ndeshja miqësore u zhvillua në Prishtinë dhe u dominua nga Dardanët për 90 minuta.