Ekipi Kombëtar i Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, në miqësoren e dytë brenda pak ditësh.
Dardanet të premten në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup kishin pësuar humbje (1:3), por në mbrëmjen e sotme kanë triumfuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat bindës, 4:0, raporton rtklive.com. Golat për Kosovën i shënuan Valentina Metaj (2’), Erëleta Memeti (59’, 74’) dhe Blerta Shala (87’).
Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Annel Andersen për ta parë formën e lojtareve dhe për të përçuar tek ato idetë dhe strategjinë e lojës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.