2 milionë e 800 mijë ka qenë numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri në vitin 2018, ka njoftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi.
Ai është pritur nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala, më të cilin është pajtuar për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta turistike.
Klosi ka thënë se është e pafalshme që dy institucionet të mos e kenë një politikë të përbashkët për turizmin, transmeton albinfo.ch.
“Ne nuk do të duhet të mendojmë që deti është i shtetit shqiptar, ai është pasuri e gjithë kombit shqiptar. Ne duam të ofrojmë turizmin më të bukur të Shqipërisë dhe të Kosovës. Oferta e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të pengohet nga barrierat administrative”, ka thënë Klosi.
Ndërsa, Shala ka deklaruar se oferta e përbashkët turistike do t’u ndihmonte dy vendeve në rritjen e numrit të turistëve.