Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Shqipërisë, Krislen Keri, ka pritur në një takim drejtorin e ri të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha, në takimin ku u diskutua për sfidat e përbashkëta që kanë autoritetet respektive dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Të dy rejtorët njoftuan se janë pajtuar që të bëhet shkëmbimi i eksperiencave në disa fusha të aviacionit.
Drejtori Berisha kërkoi që në të ardhmen punonjës së AAC të Kosovës, të marrin pjesë në aktivitetet e shumta që Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, zhvillon në bashkëpunim me organizatat partnere ndërkombëtare, për të cilat ka marrë edhe vlerësime të larta.
Kujtojmë se Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ditëve të fundit pati shumë kritika pas vjedhjes së 10 milion eurove në aeroportin e Tiranës.