Qeveria e Kosovës e ka shpallur në mbledhjen e sotme organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.
“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Ai e përshkroi IRGC-në si strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global.