Kosova e ka nisur me barazim Ligën e Kombeve, përkatësisht Ligën C, Grupi 3, shkruan albinfo.ch.
Dardanët barazuan me Moldavinë 1:1 në ndeshjen e zhvilluar në Itali.
Edhe pse Kosova dominoi në pjesën e parë, golin e parë e shënuan moldavët me anë të Nicolaescu në minutën e 20-të.
Kosova luajti më mirë, megjithatë, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 70-të kur shënoi Benjamin Kololli. Deri në fund nuk pati më gola dhe dy kombëtaret fituan nga një pikë.
Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta ketë ndaj Greqisë më 6 shtator në Prishtinë.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Sllovenia dhe Greqia kanë luajtur pa gola (0:0).
https://www.youtube.com/watch?v=7tmYKOzHyG0&feature=emb_title