Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa pjesën e dytë “Dardanët” e nisën furishëm, duke krijuar shanse të mira shënimi, ku Qipro u mbajt deri në minutën e 65-të kur shënoi Valon Berisha për t’ia dhuruar epërsinë fillestare Kosovës.
13 minuta më vonë ishte Edon Zhegrova ai që e dyfishoi epërsinë e Kosovës, gol ky që ishte edhe rezultati final.
Më vonë do të luajë edhe Greqia kundër Irlandës së Veriut, që janë në grup me Kosovën.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë ajo kundër Greqisë të dielën në “Fadil Vokrri.