Kosova ka shënuar fitore ndaj Zvicrës në basketboll në udhëtim me rezultat 72:76 (21:20, 18:15, 22:21, 11:20).
Dardanët luftuan deri në momentet e fundit, duke rikthyer rezultatin në favor të tyre dhe duke shënuar njërën nga fitoret më të vlefshme në vitet e fundit, përcjell albinfo.ch.
Te Kosova u dalluan Dominic Artis me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, Drilon Hajrizi me 17 pikë e tetë kërcime dhe Dardan Berisha me 14 pikë.
Kosova ka dy fitore e një humbje, Zvicra ka tri humbje dhe Danimarka dy fitore.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Danimarkës, më 5 gusht, në Prizren.