Kosova e Cyrihut është një nga skuadrat më të suksesshme shqiptare në Zvicër, dhe kjo po dëshmohet edhe me rezultate.
Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit kanë shënuar fitore të thellë prej 7:0 ndaj United Zurich, shkruan albinfo.ch.
Takimi u zhvillua në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Klasike, grupi 3. Pjesa e parë përfundoi 6:0 për skuadrën shqiptare që tregon për dominimin në këtë përballje.
Golat për Kosovën e shënuan nga Krleski 18’, Weller 22’, Murati 38’, Doda (Pen) 39’, sërish Murati 44’, sërish Doda për 6:0 53’ dhe në fund, ai që shënoi golin e parë Krleski për 7:0.
Kosova ndodhet në vendin e tretë në renditje me katër pikë, derisa gjashtë pikë kanë Red Star Zurich dhe Baden.
Pikërisht me liderin Red Star Zurich do të takohet në xhiron e ardhshme.