Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicër, Kosova e Cyrihut, rikthehet në aksion pas një pushimi të gjatë për shkak të pandemisë, shkruan albinfo.ch.
Skuadra kuqezi do të përballet të shtunën nga ora 16:00 me Dietikon.
Në këtë takim janë të ftuar sponsorët që të marrin pjesë në një koktej rasti, që e organizon FC Kosova.
Kosova garon në Ligën e Parë, Grupi 3, njëherësh skuadra e vetme shqiptare që garon në këtë kategori të garave.
Në vitin 2019, Kosova e Cyrihut kishte fituar Kupën e Diasporës në vitin 2019, dhe më pas kishte luajtur përballë Feronikelit, si fitues i Kupës së Kosovës, në atë që duhet Superkupa Mbarëkombëtare.
Kosova e Cyrihut kishte arritur një sukses, duke u kualifikuar deri në 1/16 në Kupën e Zvicrës.
