Kosova e Cyrihut është skuadra më e suksesshme në Zvicër, duke arritur suksese në futbollin zviceran dhe duke përfaqësuar në mënyrën më të mirë shqiptarët, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, Kosova ka fituar ndaj Dietikon me rezultat 2:0, ku zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
Ruhan Foniqi shënoi në minutën e 45-të në fund të pjesës së parë, kurse në minutën e 59-të shënoi Rinor Avdyli.
Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën 1, Grupi 3. Kosova është në vendin e nëntë me 11 pikë.
Në këtë ndeshje mysafir special ka qenë aktori i madh nga Gjilani, Koke Surle, të cilit pas ndeshjes i është dhuruar një fanellë nga ana e skuadrës kuqezi.


