Republika e Kosovës radhitet e pesta në listën e vendeve nga kanë shkuar xhihadistë për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS në Siri e Irak. Këto statistika i ka nxjerrë Independent për vendet në botë nga kanë shkuar më së shumti të luftojnë përkrahë grupit terrorist ISIS për vitin 2015.
Kosova , sipas Independent, radhitet në vendin e pestë për vitin 2015 me 83 luftëtarë, shkruan Express. Në vendin e parë ëradhitet Jordani me 315 persona që shkuan të luftonin krahë ISIS-it. Në vendin e dytë vjen Tunizia, Arabia Saudite, ndërsa e treta është Bosnja dhe Hercegovina me 92 luftëtarë. Shqipëria, ndërkaq radhitur në vendin e 7-ë.
Vendet me më së paku persona që shkuan të luftonin krahë të grupit terrorist janë Kuvajti dhe Franca me 18 persona gjatë vitit 2015. Pjesëmarrja është llogaritur me numrin e popullsisë.