Ekipi Olimpik i Kosovës është renditur në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani. Ai fitoi të medalje të artë në disiplinën hedhje e gjylës, përcjell albinfo.ch.
“Kosova la pas shtete të fuqishme si Hungaria, e cila fitoi 19 medalje (por jo edhe të artën), Zvicrën, Slloveninë, Serbinë, etj. Ekipi ynë u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.