Zvicra dhe Kosova sot përballen në një ndeshje që simbolizon shumë më tepër sesa rivalitet sportiv.
Kjo sfidë është një pasqyrë e lidhjeve të thella njerëzore, kulturore dhe emocionale mes dy vendeve, të cilat ndahen prej dekadash përmes diasporës dhe historive të përbashkëta.
Zvicra është prej vitesh shtëpi e shumë lojtarëve me prejardhje kosovare që i kanë dhënë futbollit zviceran një dimension të veçantë. Emra si Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë bërë pjesë e historisë së futbollit helvetik, duke u krenuar me rrënjët e tyre. Nga ana tjetër, kombëtarja e Kosovës ka në radhët e saj futbollistë që janë lindur apo rritur pikërisht në Zvicër, një reflektim i natyrshëm i urave që lidhin të dy vendet.
Kjo ndeshje është një kujtesë e bukur se si futbolli arrin të tejkalojë kufijtë, duke bashkuar njerëzit përtej identiteteve, gjuhëve dhe historive të ndryshme, shkruan Ambasada e Kosovës në Zvicër. /Albinfo.ch