Kosova dhe Zvicra do të ndeshen për herë të parë në basketboll, takim ky që do të zhvillohet në Prizren, të mërkurën, nga ora 20:45.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, shkruan albinfo.ch.
Biletat kanë dalë në shitje dhe kushtojnë 3 euro, ndërsa do të shiten në Prishtinë dhe Prizren, njofton FBK.
Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka thënë se kanë bërë progres dhe janë të gatshëm për këtë sfidë, ndërsa kapiteni Dardan Berisha ka kërkuar ndihmën e publikut.
Kjo është hera e parë që Kosova luan në qytetin e Prizrenit.
Pjesë e këtij grupi është edhe Danimarka. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.
Ndërkohë, ndeshja Zvicër-Kosovë do të zhvillohet në Fribourg, më 29 korrik.