Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, njofton se ka miratuar nisjen e ekipeve për shpëtim në ndihmë Republikës së Shqipërisë pasi një ndihmë të tillë e ka kërkuar Drejtoria e Emergjencave Civile të Shqipërisë, transmeton albinfo.ch.
Republika e Shqipërisë po ballafaqohet me një situatë emergjente për shkak të shirave të pandërprerë dhe sipas parashikimeve të tyre situata sa vjen e përkeqësohet.
MPB njofton se për mbështetje në operacionet e shpëtimit ka nisur pesë ekipe të shpëtimit dhe tre ekspertë për vlerësimin e situatës.
“Ekipet janë të përbëra prej 34 pjesëtarëve të përzgjedhur nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të pajisur me mjetet përkatëse për zhvillimin e operacioneve të shpëtimit në ujëra sipërfaqësor dhe kjo natyrisht pa e dëmtuar kapacitetin tonë reagues brenda vendit”, thuhet në njoftim.