Përfaqësuesja e Kosovës ka bë histori duke arritur renditjen më të lartë në FIFA, përcjell albinfo.ch.
Kosova është renditur në pozitën e 91-të që shënon ngjitjen për tri vende me lartë sa ishte në ranglistën e fundit (94).
Kjo erdhi pas fitores ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri” dhe humbjes nga Zvicra në Basel, ndeshje që i zhvilloi këtë muaj për kualifikuese në Botërorin 2026.