Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Ligjit të ri për sportin, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se për “reformën më të thellë sportive” është punuar 2 vjet profesionalisht dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat në vend.
Ligji i ri për sportin, ndër të tjera, parasheh:
Riorganizim të sistemit institucional në sport.
Fuqizim dhe funksionim efikas të organizatave qendrore sportive.
Përcaktim i kushteve dhe kritereve për sportistin, trajnerin, agjentin sportiv dhe gjithë akterët e tjerë.
Financim të qëndrueshëm dhe transparent të të gjitha organizatat sportive.
Planifikim, investim, menaxhim dhe mirëmbajtje efektive të infrastrukturës sportive.
“Me këtë ligj vendoset standard i ri i zhvillimit të politikës sportive në vend”, tha MKRS-ja.