Kosova është ngjitur për katër pozita, ndërsa Kombëtarja shqiptare ka rënë për shtatë vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, shkruan albinfo.ch.
Gjatë muajit tetor, Kosova dhe Shqipëria zhvilluan dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Kosova u mposht nga Kroacia me rezultat 6:0 dhe Ukraina 3:0, kurse kuqezinjtë mposhtën Litenshtajnin 2:0 dhe humbën në shtëpi përballë Spanjës, 1:2.
Edhe pse Shqipëria shënoi një fitore, duke marrë parasysh edhe fitoret e rivalëve, bëri që kuqezinjtë të bien në vendin e 47-të.
Kosova përkundër që pësoi dy humbje vazhdon të ngritet, kjo duke marrë parasysh Kombëtaret që i ka afër në renditje, që kanë rënë. Kosova tani është në pozitën e 164.