Në mesin e katër personave, janë tre sipërmarrës si dhe një ish-punonjës i SECO, i ngarkuar me prokurimin, njoftoi zyra e prokurorit të përgjithshëm, përcjell albinfo.ch.
Konkretisht, ata janë akuzuar për ryshfet (aktive dhe pasive) në lidhje me dhënien e disa qindra kontratave të ITO SECO me vlerë totale prej 99 milionë CHF (98.9 milionë dollarë).
Punonjësi i SECO është akuzuar se ka dhënë kontrata me vlerë miliona franga pa një proces të tenderimit publik për projektet e IT, si dhe pranon para dhe favore të tjera me vlerë mbi 1,7 milionë CHF për një periudhë dhjetëvjeçare. Sipërmarrësit akuzohen për keqmenaxhim kriminal dhe ryshfet.
Skandali u nxor më dritë në 2014-ën nga gazetarët hetues që punonin për gazetat Tages-Anzeiger dhe Der Bund.