“Për shkak të gjendjes së pandemisë dhe masave që ka marr shteti i Austrisë si pasojë e virusit Covid 19, ne jemi të detyruar që Panairin e Bizneseve Shqiptare në Austri të cilin e kishim planifikuar për fund të prillit, ta shtyjmë për një kohë tjetër”, shkruan rrjeti.at, transmeton “albinfo.ch”.
Tutje thuhet se data e ardhshme kur mund të organizohet panairi është 10 tetor 2020.
Gjithsesi për detaje të tjera do të informohen së paku dy muaj më herët.
“Përndryshe Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është ngjarja më e rëndësishme e komunitetit të biznesit shqiptarë. Ky është viti i tretë i panairit. Dy vitet e para janë prezantuar afër 100 ndërmarrje me pronarë shqiptarë”, shkruan në këtë komunikatë.
Dy vitet e fundit, panairi është mbajtur në Vjenë, Museum Quartier. Ndërsa sivjet për shkak të kërkesës më të madhe, ai do të bartet në një lokacion ku do të mund të prezantohen më shumë ndërmarrje.
Dita e shtunë:
Kohëzgjatja 10.00 – 18.00
Hyrja për vizitorë: pa pagesë!