Arbër Zeneli duket më i vendosur se kurrë për t’u rikthyer në formën e dikurshme, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar po vazhdon të ushtrojë individualisht, edhe pse futbolli evropian është “paralizuar” shkaku i koronavirusit.
Ligat kryesore evropiane janë pezulluar, ndërsa ka pak prej tyre që po luajnë pa praninë e shikuesve.
Sidoqoftë, përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet pasi t’i ketë përfunduar ushtrimet.
“Ushtrimet u kryen”, ka shkruar Zeneli, i cili u rikthye së fundmi nga lëndimi i rëndë duke i zhvilluar disa minuta me ekipin e tij, Reims.
Ai synon të jetë i gatshëm për Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e 26 marsit ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në rast se UEFA nuk e anulon eventualisht këtë ndeshje nesër.
