Meqenëse koronavirusi po paralizon ekonominë botërore dhe po përhap panik te njerëzit, ka edhe një anë pozitive. Në Kinë duket se virusi i ri po ul emetimet që ndotin mjedisin.
Në fakt, duke qenë se fabrikat po punojnë aktualisht me 30% të funksionimit normal, ka bërë që ajri të përmirësohet ndjeshëm. Sipas “Business Insider”, emetimet e dioksidit të karbonit kanë pësuar një ulje të barabartë me 100 milionë tonelata, përcjell albinfo.ch.
Pra, për ta shndërruar Kinën në një shtet miqësor me mjedisin, u desh një virus, thonë ekspertët dhe jo vetëm këtë, por edhe shtetet e tjera që kanë ndërmarrë këso vendimesh në zonat industriale. /Albinfo.ch