Një punonjës i kabinetit të kancelarit austriak Sebastian Kurz, thuhet se është infektuar me koronavirus në kohën e tij të lirë. Kështu ka raportuar “Kronen Zeitung”, përcjell Albinfo Austria.
Siç bëhet e ditur, personi i infektuar është një asistent që nuk kishte asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me kancelarin Kurz. Shefi i qeverisë austriake dhe disa punonjës të tjerë janë testuar dhe kanë rezultuar negativ.
Ndonëse testet dolën negative, megjithatë u vendos një vetizolim shtëpiak për të gjithë personat që kishin kontakte të drejtpërdrejta me të infektuarin.