Të gjitha familjet në Austri, të cilat për shkak të situatës emergjente të koronavirusit kanë vështirësi buxhetore, mund të bëjnë kërkesë për ndihmë financiare në fondin e krijuar për kompensim nga shteti austriak.
Kështu bën të ditur Januz Saliuka, bashkëpunëtor në Departamentin e Integrimit dhe Diversitetit në qytetin e Vjenës. “Familjet mund te bëjnë kërkese për ndihmë financiare në fondin e kompensimit për familjet në vështirësi (Corona-Familienhrtefonds), nëse kanë vështirësi financiare për shkak të krizës së koronavirusit. https://www.bmafj.gv.at/Services/Neës/Coronavirus/Corona-Familienhaerteausgleich.html”, thotë Saliuka raporton Albinfo Austria.
Për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë financiare, mund t’i plotësojnë formularët nga stafi i shërbimit të informacionit shumëgjuhësh në qytetin e Vjenës dhe do t’u shpjegojnë parakushtet në gjuhën shqipe.
Formularin për kompensimin e familjeve në vështirësi e gjeni këtu: FORMULARI
Për informacione shtesë mund të kontaktoni si në vijim:
Telefon: 01 4000 81540
Email: post@ma17.wien.gv.at
Facebook: StartWien – Informacion për vjenezët e sapoemigruar: Nga e hëna deri te premten, nga ora 9:00 deri në ora 16:00.