Lideri Kim Jong Un ka dërguar ilaçe në qytetin perëndimor Haeju të mërkurën për t’iu ndihmuar pacientëve që po përballen me “epidemi akute enterike”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë detaje për numrin e të prekurve, dhe pa identifikuar sëmundjen.
Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.
“Kim ka theksuar nevojën e mbajtjes në kontroll të epidemisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë KCNA.
Një zyrtar i Ministrisë për Bashkim në Korenë e Jugut, i cili merret me çështjet mes dy Koreve, ka thënë se qeveria është duke vëzhguar shpërthimin, që dyshohet se është kolerë apo tifo, sëmundje që shkaktohen si pasojë e ujit apo ushqimit të kontaminuar, apo kontaktit me personin e infektuar.
Raportimi për këtë shpërthim vjen teksa very-koreanët po përballen me shpërthimin e parë të infektimeve me koronavirus. Koreja Veriore ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme muajin e kaluar, teksa autoritetet po përballen me mungesë të vaksinave dhe ilaçeve të tjera.
Agjencia për spiunim e Koresë Jugore u ka thënë ligjvënësve se sëmundjet që barten përmes ujit, siç është tifoja, janë përhapur në Korenë e Veriut edhe para se të shpërthente koronavirusi./abcnews.al