Një ngjarje e rrallë është shënuar paraditen e sotme në unazën e Korçës, raportojnë mediat shqiptare.
Burime nga policia i thanë se helikopteri është i firmës private “Shega Air” dhe se kishte shkuar për të marrë nusen.
Shkak i rrëzimit te tij ka qenë manovrim i gabuar i pilotit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërsa pasojat mund të kishin qenë fatale pasi është zonë e banuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.
Fatmirësisht mjeti fluturues ka qenë në kuotë të ulët, kur ka rënë. Nga raportimet e para mësohet se mjeti fluturues është përplasur me pemët.