Reshjet e borës kanë mbuluar qytetin e Korçës, duke sjellë edhe problemet e para për qytetarët e kësaj anë, pasi që disa rrugë janë bllokuar.
Në aksin Korçë -Ersekë, në Qafën e Qarrit trashësia e borës ka arritur deri në 20 cm dhe është punuar gjatë mëngjesit për hapjen e rrugës.
Probleme ka edhe në fshatin Dardhë, ku bora ka arritur 30 cm. Në Voskopojë ka 10 cm borë, por rruga është e hapur. Ndërsa në akset nacionale Korçë-Pogradec dhe Korçë – Kapshticë nuk raportohen probleme në qarkullim, raporton TCH.