Në qytetin e Korçës i cili ndryshe quhet Parisi i Vogël apo qyteti i serenatave mbrëmjen e sotme ka ndezur dritat me rastin e festave të fundvitit.
Në këtë atmosfer festive qyteti mirëpret turist jo vetëm vendas, por edhe të huaj, shkruan oranews përcjell albinfo.ch
Kreu i Bashkisë, Sotiraq Filo ka shkruar se është krijuar një super atmosfer sot në Korç.
“Ndezëm dekorin e festave me Festivalin e Dritave. Mos e humb atmosferën magjike, që vetëm një qytet si Korça t’a dhuron”, ka shkruar Filo.
