Kooperativa bujqësore “Gratë e Krushës” është përfshirë nga zjarri.
Kjo kooperativë që përmban 30 lloje të produkteve, kryesisht nga speci dhe domatja, është parë duke u djegur në Krushë të Rahovecit.
Tymi po del nga kjo kooperativë, të cilën e kanë krijuar me shumë mund dhe punë gratë e Krushës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Dyshimet e para për shkaktarët që kanë quar deri të zjarri është energjia elektrike.
Ndryshe, prodhimet e tyre janë bërë të njohura jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregun e jashtëm.