Kontrolleve sistematike do t’u nënshtrohen të gjithë ata që nisen dhe vijnë në aeroportin e Bazelit. Përjashtim do të bëhet me pasagjerët që vijnë dhe fluturojnë në aeroportet franceze.
Masat do të zbatohet nga ora 4.00, ka njoftuar aeroporti i Bazelit të martën vonë, transmeton albinfo.ch.
Ministria e Brendshme franceze kishte bërë thirrje për kontrolle shtesë si pjesë të përgatitjeve për Konferencën e Ndryshimeve Klimatike të OKB-së nga 30 nëntori dhe pas sulmeve në Paris. Ka të bëjë me të gjitha fluturimet ndërkombëtare në 22 aeroporte, duke përfshirë aeroportin Basel-Mulhouse.