Dy maune me peshk, sipas tij, tani janë të ndaluara në kufij, duke pritur analizat nga laboratorët adekuat, për të nxjerr të vërtetën se a posedojnë apo jo elemente që e rrezikojnë produktin.
“Vetëm atëherë kur dëshmohet përmes argumenteve se ky peshk është i shëndosh do të lejohet të futet brenda në vend dhe do të lejohet për konsum”, tha Thaçi.
Ai tha se AVUK është duke punuar ngushtë më të gjitha autoritetet kombëtare për ushqim të vendeve që eksportojnë për Kosovë, për të kontrolluar secilin ushqim që dyshohet se mund të jetë i kontaminuar.
“Po ashtu kemi kontakte edhe me organizatat botërore qe merren me siguri ushqimore dhe na dërgojnë informata të vazhdueshme për të gjitha ndryshimet apo rreziqet që paraqiten në vende të ndryshme për produkte të ndryshme”, tha ai.
Qytetarët e Republikës së Kosovë, sipas zëdhënësit të AVUK-ut, duhet të ndjejnë veten të sigurt në produktet që konsumojnë, pasi ato, siç tha ai, i nënshtrohen kontrollit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Ne i kontrollojmë të gjitha produktet, qofshin ato nga importi apo prodhime vendore në tërë zinxhirin deri në tryezën e konsumatorit”, tha Thaçi.