Me rastin e 9 majit, Ditës Nacionale të kancerit të lëkurës, një numër dermatologësh kanë ndërmarrë një aksion interesant. Ata u ofrojnë të gjithë njerëzve që dyshojnë se mund të kenë kancer lëkure, të kontrollohen gratis.
Po ashtu, një kontroll pa pagesë për shenjat e dyshimta (nishanet) në lëkurë është mundësuar edhe përmes portalit www.myskincheck.ch. Ky portal mundëson që fotografitë e vendeve të lëkurës ku dyshohet për sëmundje, të dërgohen online në adresën e përmendur dhe atje do të bëhet shqyrtimi i tyre.
Aksioni online do të zgjasë nga sot deri më 15 qershor.
Kanceri i lëkurës është sëmundje shumë e shpeshtë. Çdo i treti njeri gjatë jetës së tij goditet nga kjo sëmundje. Ndërsa Zvicra është posaçërisht e goditur nga kanceri i lëkurës. Zviceranët zënë vendin e parë në Evropë dhe të dytin në botë për nga numri i të sëmurëve nga kanceri i lëkurës.