Vetëm pak pas fitores së Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve u bë me dije se ishte një qytet i vogël në Maqedoninë qendrore që e kishte ndihmuar në fitore: Velesi. Të rinjtë e këtij qyteti kishin publikuar qindra shkrime të rrejshme që i sollën fatalitet konkurrentes Hillary Clinton. Të rinjtë e Velesit fituan shumë para, përcjell albinfo.ch.
Por burime të magazinës buzzfeednews.com tregojnë se të rinjtë apolitikë të Velesit nuk kanë punuar “spontanisht”. Media amerikane tregon se avokati mediatik, Trajche Arsov, ka punuar ngushtë sëpaku gjashtë muaj me dy partnerë të lartë të SHBA: njëri prej tyre republikani Paris Wade, tash kandidon për një ulëse në Nevada.
Sipas “Buzzfeed News”, Arsov ka punësuar autorë amerikanë dhe britanikë për bizneset e tij, ku sëpaku njëri sosh shkruan për “Gateway Pundit”, portal pro-Trump. “Buzzfeed” shkruan gjithashtu që sëpaku njëri anëtar i cili ka qenë i akuzuar për ndërhyrjet ruse në përzierjen e zgjedhjeve presidenciale nga Robert Mueller ka udhëtuar drejt Maqedonisë: bëhet fjalë për Anna Vladislavovna Bogaçeva, e cila vizitoi Maqedoninë tre muaj përpara se të dilnin lajme Fake-News nga Velesi.
Arsov në anën tjetër ka hedhur poshtë gjithë akuzat për lidhje me Rusinë.