Konkursi për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, është shpallur veç sa për të përmbushur një formalitet.
Anëtarë bordesh do të bëhen vetëm ata që kanë dekretin e partive në pushtet.
Koha Ditore, ka një listë njerëzish të propozuar për borde që ka nxjerrë Koalicioni për Kosovë të Re, i cili është partner kryesore në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike.
Janë 16 ndërmarrje në proces të zgjedhjes së anëtarëve të bordeve, e në secilin KKR-ja do të ketë nga dy njerëz, nga pesë ose shtatë sa kanë gjithsej organet më të larta të këtyre ndërmarrjeve.