Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” Zvicër
shpall
KONKURS
për një mësimdhënës/e për pikën shkollore në Sarnen të kantonit Obwalden për dy orë mësimi në javë
Konkuruesit duhet t’i plotësojnë, ndër të tjera, këto kushte:
- Të kenë të rregulluar lejen e qëndrimit në Zvicër
- Të njohin gjuhën gjermane së paku në nivelin B1
- Të kenë të përfundurar shkollimin e lartë (Fakultetin e Edukimit; Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimet shoqërore; Fakultetin, drejtimet shoqërore)
Kërkesës duhet bashkëngjitur kopjen e lejeqëndrimit, kopjen e njohjes së gjuhës gjermane,kopjen e diplomës, jetëshkrimin si dhe certifikatat mbi përvojën e punës.
Kërkesa të dërgohet në: info@lapsh.ch
Konkursi mbetet i hapur deri më 15 nëntor 2020