Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë. Sipas tij, siguria e Kosovës është prioriteti i parë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani, ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës, raporton rtk, përcjell albinfo.ch.
Pas takimeve që pati me presidenten e Bundestagut në Gjermani, Barbala Bas dhe komisionet për punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kryeparlamentari ka deklaruar se Gjermania ka përgëzuar institucionet e Kosovë në reagimin e Policisë ndaj sulmit terrorist serb.