Për dy diplomat rus është urdhëruar dëbimi dhe ndalimi për të hyrë në kufinjtë Greqi- Maqedoni, nën dyshimin se ata janë munduar të ulin poshtë marrëveshjen e arritur mes dy vendeve muajin e kaluar.
Marrëveshja e nënshkruar do të bëj Maqedoninë zyrtarisht të njihet si Republika Veriore e Maqedonisë, ka hapur rrugën për një ftesë të Maqedonisë për bashkim në NATO, një lëvizje e kundërshtuar fuqishëm nga Moska, shkruajnë mediat maqedonase përcjell Albinfo.ch.
Historikisht, dy vendet Greqia dhe Rusia, nuk njihen se kanë pasur marëdhënie të këqija.
Kjo ka bërë që Greqia të mos i bashkohet shteteve aleate të NATO-s në tërheqjen e diplomatëve nga Rusia pas helmimit të spiunit rus në Britani.
Raportet greko- ruse tani për tani kanë pësuar dëmtime.
Greqia po akuzon diplomatët rusë se kanë vepruar në mosmarrëveshje me statusin e vendit të tyre, duke përfshirë edhe aktivitete ilegale kundër sigurisë kombëtare.