Zëdhënësi për Politikë të Jashtme i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media ka bërë të ditur se takimi i kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe kryeministrit të Serbisë, Vuçiq, do të mbahet më 15 qershor në Bruksel.
“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut, i ndërmjetësuar nga BE-ja, do të mbahet të martën e ardhshme, më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetësohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano, përcjell Albinfo.ch.