Policia e këtij qyteti ka konfirmuar se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”, ka varur veten me litar në orët e vona të së martës, në një park të Duisburgut, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
Ndërsa zëdhënësi i policisë në këtë qytet Ramin von Mat, ka thënë për mediat e Kosovës se dëshmitari “X” është lajmëruar në polici si person i humbur.
EULEX-i ka konfirmuar vdekjen e dëshmitarit “X” në rastin Kleçka, ku deputeti Fatmir Limaj, së bashku me nëntë bashkëluftëtarë të tij, akuzohen për krime lufte, por misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë nuk kanë dhënë detaje tjera.