Oferta e Galatasaray për yllin e skuadrës së Basellit, Xherdan Shaqiri, duket të jetë serioze, pasi shefi i Baselit, Bernhard Heusler, ka konfirmuar në kampin e stërvitjeve Andalucia për Blick se kanë pranuar një ofertë nga Stambolli.
“Është marrë tashmë një ofertë nga Stambolli”, ka thënë Heusler.
“Galatasaray Istanbul“ ka ofruar 10 milionë euro për futbollistin e FC Baselit, Xherdan Shaqiri.
“Ne e kemi shqyrtuar, por për momentin kjo nuk mund të jetë bazë për negociata”, ka thënë Heusler.