Kryeministri sllovak, Robert Fico, është jashtë rrezikut pas sulmit të së mërkurës, deklaroi ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Robert Kaliňák.
‘’Fico po përmirësohet dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme’’, sipas ministres së Shëndetësisë, Zuzana Dolinková.
Kryeministri sllovak iu nënshtrua operacionit për herë të dytë të premten pasi një person i armatosur u përpoq ta vriste atë. Autoritetet sllovake thanë se ‘’ishte një krim i motivuar politikisht’’, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Bordi mjekësor do të vendosë të hënën nëse do ta transferojë atë. Kryeministri aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin universitar në ‘’Banska Bystrica’’, pranë qytetit të Handlová, ku Fico u qëllua me armë zjarri.