Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e aktorit Mensur Safqiut, i njohur për publikun me shumë role te “Stupcat”.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për mediat vendore ka konfirmuar arrestimin e aktorit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë Ahmeti nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit pasi që Mensuri është duke u intervistuar.
“Është arrestuar një person dhe policia është duke e intervistuar. Nuk e di nëse do të hapet ndonjë rast për të”, tha ajo.
Në fotografitë e siguruara nga “KosovaPress” shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri” në Prishtinë, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit.